Edhe pse shumica e njerëzve nuk mund të imagjinojnë mëngjesin pa një filxhan kafe, lind pyetja se sa me të vërtetë dini për kafeinën?
Ndoshta keni njohuri se ajo gjendet në kafe dhe disa pije të gazuara, si dhe që nxit energjinë. Por, në të gjithë botën rregullisht kryhen kërkime mbi këtë përbërës, kurse ajo që shkencëtarët kanë zbuluar mund t’ju befasojë!
– Vepron pozitivisht në kujtesë: Ka ndikim në kujtesën afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Shumë studime janë përqendruar në lidhje me ndikimin e kafeinës në kujtesën afatshkurtër, por kohët e fundit është treguar se ajo mund të ketë ndikim në një periudhë afatgjatë. 300-400 miligramë kafeinë në ditë mund të ju mbrojnë nga demenca dhe madje edhe nga sëmundja Alzheimer, sipas studiuesve nga Nju-Jorku. Që kafeina do të ketë një efekt të tillë, është e nevojshme që rregullisht të flini tetë orë.
– Efekti i kafeinës është pothuajse i menjëhershëm: Kafeina hyn shpejt në gjak, arrin në tru dhe stimulon sistemin nervor pothuajse menjëherë pasi të konsumohet. Kjo do të thotë se do të ndiheni më vital menjëherë pasi të pini kafe, kurse efekti zgjat për 30 deri në 60 minuta.
– Kafeina nuk dehidraton: Ky është një keqkuptim i zakonshëm. Por, duke pasur parasysh faktin se 98 për qind e kafeinës hyn nëpërmjet pijeve, ne hidratohemi në të njëjtën kohë. Pra, edhe pse kafeina është një diuretik, nuk është e vërtetë se do të dehidratoheni nga ajo. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që duhet ta teproni me kafeinë.
0 comments:
Post a Comment