
Me 345 pika shitjeje të shpërndara në 42 vende, Ikea, vetëm në vitin 2013, ka regjistruar të ardhura vjetore 29 miliardë. Emri është një akronim i nistoreve të themeluesit të saj Ingvar Kamprad, nga Elmtaryd dhe Agunnaryd, ferma dhe fshati suedez i origjinës. Kur ishte 17 vjeç, Kamprad vendosi të përdorte paratë që i kishte dhënë i ati si premio për studimet, për të hapur një aktivitet të ri, që në fillim përqendrohej vetëm te shitja me korrespondencë e artikujve të përditshëm si stilolapsa, ora dhe shkrepëse. Mobiljet u shfaqën në vitin 1950. Në 1953-shin qendra e ndërmarrjes u transferua në Älmhult, në jug të Suedisë. Aty u hap dyqani i parë.
Suksesi në shkallë botërore, nisi, megjithatë në vitin 1965 kur firma shkoi në Stokholm. “Specialiteti” i saj u bë propozimi i artikujve dizajn me çmime të leverdisshme dhe të akesesueshëm nga pjesa më e madhe e popullsisë. Pikërisht prirja për kursim, trashëguar nga themeluesi i saj, u bë pika e fortë e firmës. Megjithëse, në vitin 2006, revista Forbes e kishte vendosur Kampard në vend të katërt të njerëzve më të pasur në botë, në vitin 2008, miliarderi është ankuar për faturën e kripur prej 22 eurove që kishte paguar për një prerje flokësh në Vendet e Ulëta. “Zakonisht, i pres flokët vetëm kur shkoj në një vend që është në rrugën e zhvillimit. Hera e fundit ka qenë në Vietnam”, ka thënë ai për një gazetë
0 comments:
Post a Comment