Pyetja më e kërkuar në Google nga Shqiptaret ne Shqiperi

Çfarë duan të blejnë njerëzit bazuar mbi kërkimet që bëjnë më shpesh në Google. Njerëz nga vende të ndryshme kërkojnë gjëra, të ndryshme por ajo që do t’ju habisë është Shqipëria…

Sipas një studimi të botuar sot nga Monitor, bazuar në të dhënat e agjencisë së vlerësimit dhe kërkimit Fixr, shqiptarët kërkojnë në google të dinë se sa kushton një operacion plastik i hundës, duke e renditur kështu biznesin e rimodelimit të hundës si një ndër më të suksesshmit në Shqipëri.

Agjencia e vlerësimit dhe kërkimit Fixr ka krijuar një hartë që tregon se çfarë kërkohet më shumë në Google për çdo vend. Për të mbledhur të dhënat, Fixr futi në Google një pyetje të thjeshtë për çdo vend “sa kushton…*?”. Më pas përdorën Google për të përfunduar pyetjen e për të parë shprehjen më të kërkuar.

Në Shqipëri, pyetja më e kërkuar në Google është “se sa kushton një operacion plastik në hundë”.
Pyetja që bëjnë shqiptarët se sa kushton një produkt apo shërbim është shumë e ndryshme nga ajo që duan të dinë p.sh., amerikanët dhe gjermanët, që janë të orientuar nga ushqimi dhe pijet. Edhe vetë studimi e quan pyetjen e shqiptarëve një nga kërkimet më interesante në Europë.
Amerikanët hanë kryesisht ushqime fast food, gjermanët pëlqejnë birrën dhe çdokush në Australi bën serf. Mendoni se dini se cili është stereotipi i vendit tuaj? Mendojeni edhe një herë!
Disa rezultate interesante…

Njerëzit në Europë janë shumë praktikë, ata interesohen më së shumti për koston e birrës, jetesës, studimeve. Në Afrikë, shumica e njerëzve kërkojnë produkte për nevojat jetike… kafshë, ushqime, karburant.

Brazilianët duan të dinë se sa kushton një … prostitutë. Sa kushton të pilotosh një avion MiG – ishte kërkimi më i shpeshtë në Rusi.

Në Kuvajt njerëzit janë kureshtarë të dinë se sa kushton një Lamborghini. Amerika e Veriut nuk duket një vend kaq interesant – njerëzit në vendet e Amerikës së Veriut kërkojnë për gjëra të mërzitshme.
Në Amerikën e Jugut, njerëzit pëlqejnë të argëtohen. Birra në Argjentinë, prostituta në Brazil dhe … më e bukura nga të gjitha, kapele Panama (kapele tradicionale) në Ekuador.

Jahtet në Monako; operacionet plastike të hundës në Shqipëri, avionet MiG në Rusi… këto janë disa nga kërkimet më interesante në Europë.

Japonezët janë të interesuar për bostanët.

Pothuajse në të gjitha vendet e Afrikës, njerëzit shqetësohen për nevojat jetësore, duke përjashtuar Mauritaninë dhe Sierra Leonen. Në Sierra Leone, produktet më të kërkuara janë diamantet, ndërsa në Mauritani, skllevërit.

Fertilizimi “in vitro” tërheq shumë interes në Australi, ndërsa ironikisht, vazektomia (procedurë kirurgjike që aplikohet për sterilizimin e mashkullit) është termi më i kërkuar në Zelandën e Re.
“Sa kushton toka” është argumenti më i kërkuar në Antarktidë. Përgjigjja: Toka në Antarktidë nuk mund të blihet…
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts