
Po kështu, ata që e rregullojnë, janë njerëz që e pëlqejnë punën që bëjnë, flenë mirë, ushtrohen vazhdimisht dhe u pëlqen të kalojnë kohë të gjatë edhe në shtëpi.
Duhen vetëm 21 ditë për ta bërë pjesë të rutinës rregullimin e shtratit në mëngjes. Me siguri, familjarët do të ndihen krenarë.
Janë 5 arsye të tjera pse duhet ta rregullosh shtratin në mëngjes:
1. Është një kurë për stresin
Pastrimi dhe rregulli ul në nivele të kënaqshme stresin. Një studim nga UCLA ka zbuluar se hormonet e stresit, të gjitha femrave u shtohen sidomos pasi shohin një rrëmujë të madhe. Kështu, rregullojë atë dreq krevati.
2. Të ndihmon për alergjinë
Kur kuvertat, batanijet apo çarçafët janë të palosur dhe në vendin e tyre, ka më pak pluhur dhe si rrjedhojë, edhe më pak alergenë që qarkullojnë në ajër.
3. Parandalon edhe sikletet nga ndonjë vizitë e papritur
Askush nuk do që miqtë të shohin një rrëmujë të vërtetë në shtëpi…
4. Shtrat më i qetë gjatë natës
Kush nuk ndien qetësi kur bie në një shtrat të freskët e të pastër? Është njëlloj si në një dhomë hoteli pas një dite të gjatë udhëtimi…. fantastike.
5. Një zakon i mirë mund të të nxisë edhe për të tjera
Prandaj, duke rregulluar shtratin, bëhesh edhe më produktive.
0 comments:
Post a Comment