Shqiptarët kanë rritur me 94 për qind shpenzimet studimet e tyre jashtë vendit në tre vite. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2015 zëri i shpenzimeve të edukimit arriti në 10.6 milionë dollarë. Në vitin 2013, ky zë ishte rreth 5.5 milionë dollarë.
Kërcimi në nivele të tilla nga viti 2013 në vitin 2015 tregon për një interes gjithnjë e më të lartë të studentëve për të studiuar jashtë Shqipërisë dhe përkon me disa prej zhvillimeve domethënëse në vend që nisin nga mbyllja e disa universiteteve private tek reforma aq shumë e kundërshtuar në arsim.
Përpos zhvillimeve me arsimin në vend një ndikim duket të ketë pasur edhe informimi gjithmonë e më i madh i studentëve për mundësitë e studimit që kanë jashtë vendit si dhe “lulëzimin” e disa agjencive që japin konsultime dhe asistencë për opsione të ndryshme studimi jashtë Shqipërisë.
Home »
» Ja milionat që ikin; Për studimet jashtë, shqiptarët dyfishojnë shpenzimet në tre vite
Ja milionat që ikin; Për studimet jashtë, shqiptarët dyfishojnë shpenzimet në tre vite
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.
0 comments:
Post a Comment