
Emri i saj është Nicole Barr dhe ka një konfirmim zyrtar se është më inteligjente se gjenitë më të mëdhenj – Albert Einstein dhe Stephen Hawking.
Në testin zyrtar Mensa të IQ, dymbëdhjetëvjeçarja Nicole arriti rezultin 162, që është rezultati maksimal në testin e inteligjencës njerëzore, shkruajnë mediat britanike.
Nicole, e cila mëson në shkollën lokale, tha se ishte shokuar kur e kuptoi se cili ishte rezultati i testit të saj. Megjithatë, babai i saj thotë se kjo vajzë ka qenë gjithmonë para të tjerëve, se ajo ka qenë gjithmonë e shkëlqyer në matematikë.
Në të gjithë botën, ka 110,000 anëtarë të Mensa, që është asociacioni i personave me koeficientin më të lartë të inteligjencës. Midis tyre, 35% janë femra, ndërsa 8% e tyre janë më të rinj se 15 vjet
0 comments:
Post a Comment