Fenomeni i përhapur i ngacmimit ose i njohur ndryshe si “bullying” i kushtoi jetën një 11-vjeçareje në Amerikë, duke rreshtuar në karvanin e vdekjeve prej tij një tjetër viktimë.
Por Bethany Thompson edhe pse një vajzë shumë e vogël, nuk vinte nga një jetë e lehtë. Që në moshën 3 vjeçare ajo kishte luftuar me një betejë të vështirë, atë të tumorit në tru. Pas shumë kurash, seancash kimioterapie të stërzgjatura vogëlushja ia kishte dalë mbanë, kaçurrelat i ishin rritur prapë.
Por sikurse rrëfen familja e saj, Bethany nuk ishte shumë e lumtur pas betejës me kancerin. Edhe pse e kujtojnë si një vajzë plot jetë që donte shumë kafshët, superheronjtë, pëlqente notin dhe muzikën, ajo nuk i rezistoi dot fjalëve të shëmtuara të bashkëmoshatarëve. Ndaj, Bethany zgjodhi rrugën e gabuar, ajo mori në duar një armë që babai i saj e kishte fshehur në shtëpi dhe i dha fund jetës brenda mureve te dhomës së saj.
Vendimin 11-vjeçarja e kishte marrë pas një dite të mbushur me ngacmime dhe i kishte thënë shoqes së saj të ngushtë që nuk ia dilte dot më. Aktin e rëndë ajo e kreu 5 minuta pasi mbërriti në shtëpi.
Mesazhi i familjes së Bethany Thompson është se njerëzit duhet ta dinë se edhe fjalët e vogla mund të arrijnë të thyejnë dikë.
Bullying është një fenomen shumë kërcënues në shoqërinë amerikane. Tek adoleshentët mbipesha është një faktor që të ekspozon më shumë për të rënë pre e tij. 160 mijë fëmijë në ditë nuk shkojnë në shkolle nga frika e “bezdisjes” nga bashkëmoshatarët.
/ Top Channel
Home »
» Fjalët vrasin vogëlushen, i mbijetoi tumorit në kokë, por jo bullizmit në shkollë
Fjalët vrasin vogëlushen, i mbijetoi tumorit në kokë, por jo bullizmit në shkollë
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.
0 comments:
Post a Comment