Hapet thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Nova, Portugali

Hapet thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Nova, Portugali
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës , në Universitetin Nova, Portugali.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;
- Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:

- Bachelor (3-5 muaj);
- Master (3-5 muaj);
- Doktoraturë (3-5 muaj)
Fushat e studimit:
-Teknologji Informacioni;
- Gjuhë të Huaja;
- Letërsi;
- Trashëgimi Kulturore;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Nova klikoni në adresën:
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:
-CV (në gjuhën angelze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash origjinale në gjuhën shqipe;
-Listë notash e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze;
-Letër Reference (Opsionale);
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);
- Dokumenti “Declaration of Honour” , të cilin e gjeni në këtë link:http://www.unl.pt/…/Documents_to_upload_fo…/pid=612/ppid=34/
-*Learning Agreement (Në fazën e parë të aplikimit nuk është dokumenti i detyrueshëm)
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Nova lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (shefi i departamentit) dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Afati për aplikim: 4 Tetor 2016
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për të aplikuar klikoni në këtë link:
VINI RE!
Formulari i aplikimit nuk mund të ngarkojë dokumentat, për këtë arsye aplikantët pas plotësimit të formularit të aplikimit do të kenë afat 15 ditë kalendarike për t’i dërguar ato në adresën (international@unl.pt). Në rast të kundërt kërkësa nuk do të merret parasysh!
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts