Test - Molier – “Mizantropi” - Akti I, Skena I
1. Synimi i komedive të Molierit është:
a. Të godasë fisnikërinë e oborrit mbretëror
b. Të demaskojë degjenerimin moral të shoqërisë së kohës
c. Të nxisë dëshirën e vetëkorrigjimit
d. Të mësojë duke argëtuar
2. Gjenia artistike e Molierit qëndron:
a. Pjesët e tij japin idenë e vërtetësisë dhe jetës
b. I jep vend të privilegjuar mimikës
c. Krijon mjete e efekte komike të larmishme
d. Fut efekte muzikale në komedi
3. “Mizantropi” është:
a. Komedi e situatës
b. Komedi karakteri
c. Komedi e keqkuptimit
d. a + b
4. Alcesti është figurë tragjikomike. Shpjegoje këtë pohim dhe ilustroje me detaje nga fragmenti.
5. Cili është raporti mes mjedisit aristokratik dhe mizantropisë së Alcestit?
6. Shkruaj dy cilësi të Filentit dhe dy cilësi të Alcestit që krijojnë kundërvënie mes tyre. Si quhet kjo teknikë e të shkruarit dhe për ç’qëllim e përdor Molieri?
Dy cilësi të Filentit_____________________________________________________
Dy cilësi të Alcestit_____________________________________________________
Teknika________________________________________________________________
Qëllimi_________________________________________________________________
7. Përmend dy tipare klasiçiste që Molieri i vë në shërbim të komedisë “ Mizantropi”.Përse i shërben Molierit një zgjidhje e tillë?
8. Pse Alcesti është Mizantrop? Ilustro me dy detaje nga fragmenti.
9. Cili është thelbi i të gjitha veseve sipas Filentit ( Molierit )? Identifikoje në fragmentin e mësipërm atë.
10. Perifrazo grupin emëror: katarsis komik.
11. A. Si është gjendja emocionale Alcestit në fragment? Mbështet mendimin tënd me një varg nga fragmenti.
B. Çfarë e shkakton një gjendje të tillë emocionale tek ai?
12. Gjej në fragment një detaj që tregon se Molieri synon, veç të tjerash, të godasë zbrazëtinë morale të fisnikërisë së oborrit mbretëror.
13. Shkruaj tri mesazhe morale të Alcestit dhe identifikoji ato në fragmentin e mësipërm.
a._________________________________________________________________________
b._________________________________________________________________________
c._________________________________________________________________________
14. A gjen ngjashmëri mes Don Kishotit dhe Alcestit? Pse?
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.
0 comments:
Post a Comment