
“Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik, sepse shoh që kriza më e madhe te studentët është mënyra sesi firojnë abonetë dhe se si gjithë këta matrapazët e linjave të autobusëve shkojnë i çojnë abonetë e studentit me çmim të reduktuar dhe subvencionuar në drejtim të paditur. Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete”, tha Veliaj në fjalën e tij. Më tej, ai theksoi se me anë të kartës së studentit, ato do të marrin një sërë shërbimesh të subvencionuara nga Bashkia.
“Në këtë fazë kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin, një plan fizibiliteti që na ka marrë muaj, kemi punuar me shumë ekspertë të huaj dhe në fund besoj do të kemi jo vetëm kartën e studentit, por një nënprodukt të sistemit elektronik të biletimit në qytet për autobusët dhe të gjitha shërbimet e tjera që ofron qyteti. Dhe besoj që në fund të këtij viti ky do jetë një argument që i përket të kaluarës”, shtoi Veliaj. Ai është ndalur edhe te një sërë nismash dhe projektesh të tjera që kanë në fokus të tyre nxitjen dhe pjesëmarrjen e të rinjve në një sërë aktivitetesh, që kanë si synim jo vetëm argëtimin, por edhe arsimimin dhe zhvillimin e talenteve. Ai ka theksuar se mbledhja më e mirë e të ardhurave të Bashkisë e mundëson këtë gjë.
0 comments:
Post a Comment