VENDET MË TË LIRA PËR STUDENTËT

Studentë, nëse mendoni t'i bëni gati valixhet dhe të shpërnguleni në ndonjë vend tjetër që do t'ju mundësojë arsim më të mirë dhe punësim pas diplomimit, shikoni listën e shteteve më të lira për xhepin studentor.
Sipas hulumtimeve të kompanisë "FAIRFX",
Norvegjia është vendi më i mirë për studime. Shpenzimet vjetore për studime dhe jetë janë 2,188 paund, por duhet marrë parasysh që bëhet fjalë për një universitet i cili gjendet në listën e 200 universiteteve më të mira në botë, sipas "Times higher education".

Rusia u gjend në vendin e dytë me shpenzime vjetore prej 4,450 paund, pas saj është Luksemburgu ku studentët duhet të shpenzojnë 4,739 paund në vit.

Këto janë top 10 universitetet për studentë (sipas participimit vjetor dhe shpenzimeve për jetesë, por edhe sipas rangimit të 200 universiteteve më të mira në botë).

Ky hulumtim i ri tregon që shpenzimet e një studenti në Norvegji janë 10 herë më të vogla se ato të një studenti në Britani të Madhe, një ndër shtetet më të shtrenjta për jetesë.

"FAIRFX" poashtu analizon valutën dhe kursin gjatë tërë vitit, sipas të cilit kanë përfunduar se në cilat shtete arsimi është më i lirë.

Në maje të shteteve më të lira u gjend edhe Zelanda e Re, ku studentët shpenzojnë 4.100 euro në vit dhe është më lirë sesa para dy viteve (20% ulje e çmimeve). Pas saj janë Japonia dhe Suedia.

Në fund të listës gjenden shtetet e BE-së ku çmimi i studimeve u rrit për 16%, duke përfshirë Gjermaninë dhe Italinë.

Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts