Politekniku, ja formula per pranimin e maturanteve. 2016

Sipas Gazetes Panorama :
Rezultatet e shkollës së mesme në përgjithësi e në disa lëndë të caktuara do të përcaktojnë fituesit për një nga 22 programet e studimit në Universitetin Politeknik të Tiranës.


Ky i fundit nuk ka caktuar një notë të dytë mesatare dhe as provime shtesë si kritere për pranimin e maturantëve, duke u dhënë përparësi lëndëve: Matematikë, Fizikë e Kimi, që i përgjigjen formimit të profesionistëve të rinj që dalin nga ky universitet. Gazeta disponon vendimin që ka marrë senati i UPT lidhur me pranimin e studentëve të rinj për vitin e ardhshëm akademik.

“Rektorati i Universitetit Politeknik në mbledhjen e datës 03.02.2016 mbas diskutimit në fakultetet përbërës të UPT mbi kriteret specifike për renditjen e kandidatëve për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të parë dhe programeve të integruara të ciklit të dytë në vitin e ardhshëm akademik vendosi që kandidatët të renditen sipas pikëve të grumbulluara nga llogaritja e rezultateve të shkollës së mesme”, thuhet në vendim.
Kështu, sipas formulës përbri, peshën më të madhe të vlerësimit, 70% e mban mesatarja e tri viteve të gjimnazit, ndërsa 30% i është lënë performancës së maturantëve në tri lëndët kryesore.
Një rol jo të vogël luajnë edhe koeficientët sipas shkollave të mesme, që Politekniku ka vendosur të mos i ndryshojë nga ata të vitit të kaluar. Renditja e kandidatëve sipas kriterit të mësipërm dhe kuotat për çdo program studimi do të përcaktojnë kandidatët fitues.
KRITERET E UNIVERSITETEVE

Gjatë javës gazeta ka zbardhur vendimet që kanë marrë katër universitetet e kryeqytetit në lidhje me pranimet për vitin akademik 2016-2017. Rektori i UT-së, Dhori Kule, ishte i pari që bëri publik kriteret e vendosura nga senati.
Kështu, vlerësimi final ndahet midis mesatares, e cila do të ketë 50% të vlerësimit dhe pesë provimeve shtesë, të ndryshme për secilin nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës.

Formula që ka zgjedhur Bujqësori qëndron më afër procesit të Maturës shtetërore duke qenë se parashikon vetëm zhvillimin e tyre, e jo provime shtesë. Mesatarja e shumëzuar me vlerësimin e koeficientin e shkollës së mesme përcaktojnë fituesit.
Universiteti i Mjekësisë ka ndarë peshën e vlerësimit midis notës mesatare të gjimnazit, provimeve të maturës shtetërore dhe pesë të tjerave shtesë. LEXO INFORMACIONIN E PLOTE
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts