Ndonëse kanë mbetur pesë muaj nga përfundimi i këtij viti shkollor, Ministria e Arsimit vazhdon të mos bëjë publik udhëzimin, që do të parashikojë kriteret e pranimit në universitetet publike. Në kushtet e një mungese informacioni, situatë që shqetëson më së shumti maturantët, zyrtarisht mësohet se deri më tani, i vetmi institucion që i është përgjigjur Ministrisë së Arsimit në lidhje me kushtet që duhet të përmbushin kandidatët për të fituar të drejtën e studimit është Universiteti i Tiranës.
Burime zyrtare në këtë institucion deklarojnë për gazetën “Shqip”, se një nga kriteret për të qenë student në fakultetet e këtij universiteti është mesatarja mbi notën 6, ndërsa nuk pranojnë që procesi i Maturës Shtetërore do të zëvendësohet me përvojën më klasike në sistemin universitar në vendin tonë, konkursin. “Prej disa kohësh kemi pasur kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të cilat na kanë kërkuar t’u bëjmë me dije kriteret që gjykojmë të vendosim për kandidatët e interesuar për të qenë student në një nga fakultetet e Universitetit të Tiranës. Kërkesë me shkrim, që u ka shkuar të gjithë dekanateve të universiteteve publike. Kjo, në kuadër të ligjit të ri të arsimit të lartë, që u jep hapësirë drejtuesve të fakulteteve për të përcaktuar kushtet e pranimeve të reja, pas heqjes së procesit të maturës si provim hyrës. Në përgjigje të kërkesës së MAS, kemi vendosur që për të qenë student në UT, kandidati duhet të ketë një mesatare mbi notën 6”, argumentojnë burime zyrtare në Universitetin e Tiranës. Të pyetur në lidhje me mundësinë e rikthimit të konkursit, ata thonë se nëse do të ekzistojë një mundësi e tillë, do t’ju duhet të diskutojnë edhe me drejtuesit e fakulteteve të tjera, pasi kjo do të duhet të jetë një nga kriteret e përbashkëta. Nga informacionet që disponon gazeta “Shqip”, thuhet se një alternativë është renditja e kandidatëve sipas mesatares, nga më e larta tek më e ulëta, në rend zbritës, ndërsa kufiri do të jetë kuota e fundit, pas kësaj do të mbyllet procesi i pranimeve për vitin akademik 2016-2017.
Pavarësisht se në mungesë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, duke iu referuar ndryshimit që pasqyrohet në nenin 77, pika 1, në ligjin e ri të arsimit të lartë thuhet: .... LEXO TE PLOTE
0 comments:
Post a Comment