Kjo dukuri është kontatuar dhe nga INSTAT, sipas të cilit në vitin 2014, norma e mospërputhjes së kualifikimeve të popullsisë me universitet ishte 34.8%.
Sipas raportit të fundit të INSTAT, në shumë raste, punonjësit nuk përputhen me punën që bëjnë. Disa janë të mbi-kualifikuar – ata janë në gjendje të kryejnë detyra më komplekse dhe kualifikimet e tyre nuk përdoren mjaftueshëm- ndërsa të tjerët, janë jo mjaft të kualifikuar për punën e tyre aktuale – u mungon kualifikimi që nevojitet.
Kjo situatë gjeneron më shumë rotacion të punëmarrësve dhe kjo mund të ndikojë në rendimentin e kompanisë.
Në bazë të raportit, është llogaritur një “masë normative” e mospërputhjes së kualifikimeve dhe i cakton kualifikimet e kërkuara arsimore grupeve specifike të profesioneve.
Mospërputhje ndodh kur një person ka kualifikim më të lartë ose më të ulët sesa niveli që kërkohet në punën e personit. Të rinjtë e punësuar me arsim dytësor punojnë në një punë që përshtatet me nivelin e tyre arsimor: vetëm 4.5 përqind punojnë në punë që kërkon më pak ose më shumë se arsimin e mesëm. Nga ana tjetër, norma e mospërputhjes për punëtorët e rinj në arsim e lartë ka qenë shumë e lartë – 33.5 përqind në vitin 2011 (bazuar në censusin e fundit) dhe është rritur në 34.8% në 2014-n.
Meqë ky është grupi me arsimin më të lartë, mospërputhja nënkupton që personat janë të mbi-kualifikuar për punën e tyre. Këto norma të larta mospërputhjeje janë tregues ose i tregjeve të punës me papunësi të lartë ose përputhje e keqe ndërmjet atyre që dalin nga sistemi arsimor dhe kërkesës së tregut të punës ose kombinim i të dyjave. Të dhënat e Anketës së Forcave të Punës ( AFP) 2014 tregojnë rritje në nivelin e mospërputhjes së kualifikimeve, e cila është tendencë në përputhje me vende të tjera në Europë gjatë krizës ekonomike (bazuar në raportin e ILO 2014)./ Monitor
0 comments:
Post a Comment