Çfarë duhet të studioni në universitet në qoftë se doni të bëheni të pasur?

Çfarë duhet të studioni në universitet, në qoftë se doni të renditeni ndër më të pasurit në botë?
Një kompani, e quajtur Approved Index vendosi të ekzaminonte background-in arsimor të 100 miliarderëve të renditur në listën e Forbes’.
Në vend të parë?

Asgjë!
Nga studimi, 32% e njerëzve më të pasur në botë – duke përfshirë njeriun më të pasur në botë Bill Gates dhe të riun më të pasur në botë Mark Zuckerberg – nuk kanë diploma universitare. Morali i historisë: kurseni paratë dhe merruni me diçka tjetër.
Kjo ishte thjesht një shaka. Le të shohim çfarë kanë studiuar të tjerët.
Inxhinieria është radhitur në vend të dytë me rreth 22%, ose përafërsisht ¼ e të intervistuarve të Forbes’. Në vend të tretë renditet Biznes, me gati 12% të miliarderëve. Çuditërisht, lista ndiqet nga Arte me afërsisht 9%. Së fundmi, të gjitha degët e tjera (Ekonomik, Financë, Shkenca, Matematikë, Juridik) përfshihen në “Të tjera”.
Në mbrojtje të vazhdimit të studimeve universitare, mund të themi se miliarderët që kanë mbaruar për inxhinieri janë më të pasurit, me një mesatare prej $25.8 miliardë, ndërsa miliarderët e pashkolluar kanë një pasuri prej afro $24 milionë.
Studimi vëzhgoi edhe cila ishte industria që i bëri këta njerëz miliarderë. Dy më të rëndësishmet ishin: Teknologji dhe Shitje me pakicë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts