Pse nuk paguajnë tarifë shkollimi studentët gjermanë?

Arsimi është njëra prej shtyllave kryesore të shoqërisë dhe një sistem që mirëfunksionon dhe edukon brezat, siguron zhvillim ekonomik, social e kulturor.

Por në pjesën më të madhe të vendeve, arsimi për të rinjtë, sidomos ai i larti shoqërohet me një kosto financiare shpesh të papërballueshme. Kjo ka bërë që prej disa vitesh të qarkullojë një debat, që vazhdon e ndizet më shumë për sistemin e duhur arsimor.

Në peshore janë vendosur dy sistemet arsimore më me

peshë në Europë, ai britanik dhe ai gjerman. I pari është sistemi më i shtrenjtë në Bashkimin Europian, ku studentët paguajnë mijëra euro për të patur në fund një diplomë, ndërsa i dyti është krejtësisht falas.

Por kush është i duhuri? Nick Hillman, kreu i Institutit për Politikat e Arsimit të Lartë në Britaninë e Madhe mundohet të vendosë përballë këta dy sisteme.

Ndryshimi i parë është sasia. Në Gjermani, pavarësisht se tarifa e shkollimit është zero, vetëm 27 përqind e të rinjve zgjedhin të përfundojnë studimet e larta, kundrejt 48 përqind të britanikëve.

Ndryshimi i dytë i madh është numri i universiteteve. Britania e Madhe ka një numër të madh universitetesh, mes tyre edhe Kembrixh e Oksfordi, që të dy në listën e institucioneve arsimore më të vlerësuara në rang botëror.

Po në Gjermani? Në Gjermani, thotë Hilman, universitetet janë më të pakta, por kërkimi shkencor më i dendur. Politikat e arsimit në Gjermani janë përqendruar më fort tek puna kërkimore. Gjermanët zotërojnë dhjetra institucione që nuk ofrojnë diploma, por ofrojnë një punë kërkimore shembullore dhe lidere në botë.

Hilman thotë se nëse do të përfshihej në listën e universiteteve, instituti i famshëm shkencor gjerman, “Max Planck”, ai me siguri do të linte shumë herë pas universitetet britanike, Oksfordin dhe Kembrixhin po ashtu.

Ndryshimi më i madh është financimi. Thamë që të rinjtë gjermanë nuk paguajnë, por kush e bën këtë? Në Gjermani, qeveria siguron të gjitha fondet e nevojshme për arsimin e lartë dhe institutet shkencore me paratë e mbledhura nga taksa të ndryshme, ndërkohë që në Britani dhe në pjesën më të madhe të universiteteve të Bashkimit Europian e jo vetëm, barra financiare e studimeve bie mbi supet e vetë studentit.

Kjo nuk e pengon Gjermaninë që të mbetet sërish udhëheqëse në financimin e arsimit të lartë dhe punës kërkimore. Berlini shpenzon në vit 3 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë qëllim, thuajse sa dyfishi i shumës së shpenzuar nga Britania e Madhe dhe shumë herë më shumë se vendet e tjera të BE-së.

Analiza e Nick Hilman ka vendosur përballë dy sistemet më kundërshtuese në Bashkimin Europian, dy modele të ndryshme e të suksesshme, por me një ndryshim thelbësor; financimin. Kush është i duhuri? Ndoshta u duhet dhënë edhe pak kohë për të patur një panoramë më të qartë, por aktualisht sistemi gjerman është duke fituar gjithnjë e më shumë terren, sidomos me punën kërkimore.

/ Top Channel 

Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts