Përfundimi i gjimnazitështë festë për të gjithë maturantët. Në Tiranë loja me vezë dhe miell është mbizotëruese dhe me anë të saj 18-vjeçarët i japin fund arsimit të mesëm. Por në qytete të ndryshme të Shqipërisë traditat ndryshojnë.
Vitet e fundit gjimnazistët, pasi kanë mbyllur të
gjitha provimet, parakalojnë në një paradë në bluevardin kryesor të qytetit të tyre.
Më të spikaturat këto dy vite kanë qenë paradat e Fierit dhe Elbasanit. Në Fier janë mbledhur prindër, nxënës, mësues e qytetarë të shumtë. Të gjithë bashkë janë argëtuar në spektaklin e organizuar nga Drejtoria Arsimore.
Edhe në Elbasan, të rinj nga 26 gjimnazet e këtij rrethi parakaluan në bulevardin “Aqif Pasha” dhe në duar mbanin pankarta të shkollës që përfaqësonin.
Në fund të këtyre aktiviteteve shpërndahen certifikata për nxënësit e shkëlqyer.
©Top Channel
Home »
GJIMNAZISTET
» Parada e maturantëve, festa që po bëhet traditë në të gjithë Shqipërinë
Parada e maturantëve, festa që po bëhet traditë në të gjithë Shqipërinë
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.
0 comments:
Post a Comment