2. Ata e dinë që gjëja që e duan mund të jetë e çuditshme dhe me këtë tregojnë që një person nuk duhet të jetë 100% i sigurtë për atë që do. Me këtë, ata automatikisht do tju mbështesin në çdo pasion që keni, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për të mbledhur fotografi ose për tu veshur si ndonjë rol nga një serial.
3. Ata kanë personalitet konstruktiv të mvarur. Njerëzit rrotullohen rreth aktiviteteve të cilat më së shumti janë destruktive. Nerds-at e plotësojnë kohën e tyre me projekte dhe kontribute.
4. Ata nuk luajnë loja. Po, ndoshta luajnë "Call of Duty", mirëpo në lidhje ata janë të qartë dhe preciz.
5. Janë të vetëdijshëm për vetveten. Shpesh janë të vetëdijshëm që njerëzit i shohin si të çuditshëm, por sidoqoftë ata vazhdojnë me guxim të jenë të tillë. Pranimi i dobësive të veta dhe shndërrimi i tyre në simbol të nderit, është shenjë që ky person vërtet vlen.
6. Ata duan të zgjedhin probleme, të vetat dhe të tjerëve. Nëse kalojnë 4 javë duke u munduar të përmirësojnë një gabim kompjuterik, atëherë i njejti person do të qëndrojë tërë natën për ta zgjidhur problemin në lidhje.
7. Ata duan të jenë më të mirët në çdo gjë. Ky motivim i tyre i vazhdueshëm për përmirësimin e vetes është i shkëlqyeshëm, sidomos për lidhjen në të cilën gjenden.
8. Ata ndihen rehat në lëkurën e tyre. Të duash diçka edhe atëherë kur shoqëria e urren është plus i madh për një person.
0 comments:
Post a Comment