Poezi per MATEMATIKEN

Sa herë që kemi orë matematike,
Koka ime ndodhet në gjendje
kritike,
Kot që thonë se është lëndë e
mirë,
Atëherë pse duhet të jetë kaq e
vështirë?
Ca vija të drejta që askund
s’takohen,
Segmente,katrorë të gjitha
m’ngatërrohen,
Ca emra t’vështirë nuk m’i thotë
dot buza,
Sinus e kosinus, pastaj
hipotenuza.
Shumë numra të panjohur iks e
ypsilon,
Mblidh e zbrit tërë ditën,asgjë nuk
fiton,
Dhe pastaj ç’na qenka dhe ky
numri Pi,
Këtë 3.14 s’e mban mend dot
njeri.
Tërhiq diagonalen saktë me
vizore,
Mat e ç’mat syprinën,nxirr rrënjën
katrore,
Këndngushtë,kënddrejtë apo
këndgjërrë,
Çfarë rëndësie ka, trekëndësha
janë të tërë.
Dhe t’ju them të drejtën, le ta dijë
gjithë bota,
Mua këto veprime më duken
thjesht të kota,
Trurin tim s’kuptoj pse ta mundoj
të gjorin,
Kur në xhep gjithnjë, mbaj
kalkulatorin.
Nëna ime e mirë shpesh më jep
kritikë,
Nuk mund të ecë bota, pa
matematikë,
Pjestim dhe shumëzim, mbledhje
edhe zbritje,
Në çdo hap të jetës, kërkohet
llogaritje.
Se ajo ka të drejtë, edhe unë
pajtohem,
Të mësoj matematikë, prapë do të
mundohem,
Tani e kuptova dhe do ta mbaj
mend prore.
Sa shumë vlerë kanë formulat
matematikore.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts