Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
shkruan një ese, ku argumenton nëse është dakord ose jo me
pohimin e dhënë;
mban qartë një pozicion të dukshëm në zgjedhjen e bërë;
përdor shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur
përgjigjen e dhënë, duke iu referuar përvojës
personale ose edhe përvojave të të tjerëve;
ka qartësi mendimi.
KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë
1 pikë Struktura e esesë
respekton elementet e strukturës së esesë:
- hyrjen;
- zhvillimin;
- përfundimin.
Nxënësi merr 1 pikë, nëse përgjigjen e dhënë e strukturon
sipas skemës së mësipërme.
1 pikë Organizimi i esesë
organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla, si:
koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike mes
paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri
paragraf te tjetri).
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të
përgjithshme për atë që do të shprehë;
shprehet me një gjuhë eseistike;
ka fjalor të pasur;
stil origjinal.
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;
ndërton fjali të sakta dhe të qarta;
përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm;
ka saktësi drejtshkrimore.
0 comments:
Post a Comment