POEZI

Pse kerkojme me sy ate qe mund ta gjeje vec shpirti
Pse mundohemi te kujtojme ate qe zemra ka harruar
Pse e duam genjeshtren kur e dhimbshur eshte e verteta
Dhe kerkojme perfeksionin, vec aty ku ka te meta
Pse flasim kur duhet qe te heshtim
E heshtim sa here duhet te flasim
Pse ndonjehere smjaftojne fjalet per te sheruar
e here te tjera fjalet vrasin
Pse e duam driten vec kur bie erresira
E syte i kemi por smund te shohim
Pse ne copeza te thyera te shpirtit si pasqyra
As njeri tjetrin as veten nuk e njohim
Pse kerkojme lumturi ne kete bote
Kur e dime se ka vec dhimbje
Pse per dicka qe se fitojme dot
Pandehim se gjithcka eshte humbje
Pse me teper kerkojme trillimet
Se te verteten kur e shohim
Pse me teper duam perendimet
Kur lindje nuk po shohim
Pse kerkojme naten mengjesin
Kur e sotmja na ka lodhur
Perse harrojme te pershendesim
Te nesermen e panjohur
Perse harrojme ca kujtime
E here te tjera sduam te harrojme
Pse kerkojme dike pa gabime
Kur vete ne jemi qe gabojme
Pse e duam ate qe eshte e hidhur
E urrejme ate qe eshte e duhur
Pse harrojme ndonjehere te luftojme
Dhe shohim se luften kemi humbur
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts