ESE: 'Njeriu eshte I denuar te jete I lire "

Jeta duhet te kete nje kuptim. Dhe jemi ne, njerzit qe duhet t'ia japin kete kuptim jetes. Te ekzistosh d.t.th te krijosh jeten tende. Fakti qe jemi ne jete, ka perparesi mbi faktin cfare jemi ne...Njeriu nuk ka ndonje "natyre " te lindur por duhet ta krijoje ate. Njeriu duhet te krijoje vetveten. 
Ne jemi te denuar qe te improvizojme, jemi si aktori qe flet ne skene I papergatitur, pa fletoren e rolit dhe pa suflerin,qe perserit se cfare duhet te bejme. Ne duhet te zgjedhim vet se si do te jetojme dhe cfare do te bejme ne kete jete. PO PO jemi te denuar per te qene te lire."te denuar" sepse nuk kemi krijuar veten dhe megjithate "te lire" sepse qe kur u hodhem ne toke jemi pergjegjes per gjithcka.
Ne jemi individe te lire dhe liria na ben qe gjate jetes te jemi "te denuar" te zgjedhim. Nuk ka norma dhe vlera te perjetshme qe mund t'u pershtatemi.Per kete eshte e rendesishme zgjedhja.Nese nuk jemi te pershtatshem, te plotesojme normat qe na ka caktuar rangu, shoqeria, pushteti dhe familja d.t.th se para te gjithash nuk jemi asgje,jetojme per te ekzistuar...
Njeriu eshte vetem, dhe jo vetem ashtu si konceptohet, por dhe ashtu siç deshiron ai vete te jete.
E.K
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts