ESE: E mira dhe e keqja

"E mira dhe e keqja" eshte nje teme qe me sjell ne mendje femijerine. Menjehere sapo e degjoj me vijne perpara syve borebardha dhe shtriga e saj e keqe,arieli the ursula... Hhheemmm mesiguri po te vazhdoj do nis te behem shum nostalgjike e patjeter kshu do tju terheq dhe juve ne nostalgjine e femijerise...

Gjithsesi jo me kot i permenda shembujt e mesiper. Qysh ne femijeri te gjithe ne jemi ndeshur me keto fjale dhe i kemi" urryer", kjo e fundit mes thonjzash pasi nje femije nuk mund te urrej kurrsesi, por le te themi kemi patur inat personazhet negative te perrallave tona aq te dashura.Dhe bazuar ne statistikat e koheve te fundit te nxjere nga psikologet neper bote pikerisht keto njohuri te marra mes faqeve te perrallave ne moshe te te mitur ndikojne ne konceptimin e mevonshem te asaj antiteze aq forte mes ketyre dy termave.
Po tani ne kohen moderne e ne moshen moderne ku shtriga nuk ekziston dhe magjia i mbetet vetem Disney't cfare mund te kategorizojme si te mire apo te keqe.... Veshtire te pritet me thike.
Jane nga ato termat qe jane sa universale dhe relative per kedo...Por besoj se ne nje pike mund te bihem dakort te maresh ne dore nje arme e tia drejtosh dikujt eshte dicka e keqe dhe e denueshme... Te ngresh doren per te qelluar nje femije eshte po ashtu e patolerueshme. Te kepusesh nje gonxhe apo te godasesh me gure nje mace gjithashtu nga shumkush i ndjeshem e romanitk konsiderohet veprim i keq.
Mesiguri tani po qeshni . Nuk besoj se bashkoheni me mua ne percaktimin tim si veprim te keq kur barazova dhunen ndaj nje kafshe dhe ate ndaj nje femije.Ndoshta ju jap te drejte, por ndoshta dikush tjetter jo. Mund te permend vetem presidentin e Rusise V.Putin i cili shpreh nje dashuri te madhe ndaj qenit te tij Kony, nje qen zi i races Labrador Retriever , duke e mare ate me vete dhe ne mbledhje te rendesishme qeveritare, por ne te njejten kohe mban qendrim pro serb ne mosmarveshjet e luften Kosove -Serbi me pasoje shum viktima te pafajshme shqiptare....Ironikish e vertete apo jo. Dhe fatkeqesisht nuk jane te pakte njerezit qe mendojne se te vrasesh nje njeri, te shfrytezosh per prostitucion nje femer apo te besh kontrabande droge e armesh nuk jane veprime te keqija.
Bota eshte e mbushur me "te keqinjte" e famshem te kartonave qe ne kemi pare ne femijeri. E megjithate ekzistojne dhe te ashtu quajturit zanat e mira te perallave. Shume njerez kryesisht te rinj jane te shprendare ne vendet e varfera te Afrikes, Indise apo kudo neper bote ku ka ndevoje per ndihme dhe japin ndihmen e tyre te pakursyer ne formen e vullnetariatit pa pagese materiale,thjesht perfitim moral e sentimental. Shume te tjere si Stiv Jobs'i i famshem per kompanine e tij Apple, te cilin e gjej rasin e falenderoj personalisht per iphone'in tim te shumdashur, dhuroi ne testamentin e tij 58 bilion £ per bamiresi.
Un mendoj se njerez te tille jane te pluhurosur me pluhurin magjik te Trilly'it, zanes se piter panit , per te gjithe ata qe nuk e njohin. Por ne te njejten kohe me vjen ne mendje dhe nje shprehje " Zoti nuk mund te jete kudo keshtu qe krijoi nenat" dhe nese do ta lidhja me temen ne fjale mendoj se mund te pershtatej "Zoti nuk mund te jete kudo prandaj krijoi njerez te tille me nje zemer aq te pasur qe te balancohej e keqja ne bote e te krijohej ekuilibri i jetes". Me kete shprehje te fundit me pelqen ta mbyll kete ese pasi deshiroj qe ashtu si ne peralla fundi te jete "dhe jetuan pergjithmon te lumtur larg ndikimit te se keqes " 
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts