Martesa e Halilit - ANALIZE

KENGET EPIKE E LEGJENDARE SHQIPTARE
Studime dhe analiza
Visaret e Kombit Shqiptar janë të shumta, por ndër me të shkëlqyerat janë kënget epike legjendare, ku nëpërmjet tyre është shkruar qartë historia e jonë e mrekullueshme me të gjitha përmasat e veta. Ato këngë epike, vaje, gojdhëna e shumë të tjera, kanë qënë edukimi mbarë shqiptar tradicional gjatë mijë vjeçarve, të cilat kanë mbajtur gjallë shpirtin e qëndresës dhe të mbijetesës ndaj çdo vuajtje apo lufte nëpër kohra. Ndër më të njohurat legjenda janë për Mujin dhe Halilin,
legjenda që kanë marrë përmasat e këngve epike legjendare, ku janë kënduar e cituar shekull pas shekulli nga masat popullore Shqiptare, nën tingujt e veglës tradicionale „Lahutës“. Për maturantet tane po fillojmë një botim të një cikli të këtyre legjendave Shqiptare, qofshin ato në këngë apo tregime, duke i përshtatur për botim, pa ua humbur rimën dialektore, por duke u përpjekur për ti përshtatur sa më të kuptueshme për lexuesin tonë. Njëkohsisht ju përgjigjemi për pyetje që ju na keni drejtuar , për fjalë që nuk i kuptoni dot, pasi ato janë fjalë të vjetra të Shqipes së folur. Por dhe me origjinë dialektore, kryesisht të krahinave veriore të Kombit Shqiptar…
*****************************************
Martesa e Halilit
Lum për ty, o Zot o i lumi!
Fort po shndrit ai diell e pak po nxe’!
Ç’po e rreh era, rrapin e Jutbinës !
Borë e madhe që paska ra,
Randojnë ahet për me u thye;
Ushtojnë bjeshkët prej ortekve,
Kanë ra vashat me gja në lumë,
Kanë gjetë lumin në akull të ngrimë;
Kanë nisë vashat krojet me kërkue,
Kanë gjetë krojet, hej akujsh, shterrue.
Kanë nisë vashat e po dertojne:
Kur të bajnë Zoti motin me lirue,
Gjaja e gjalle drue se ka mbarue !
Po Zot, ç’ka janë njata shtetgtarë,
Veshë e mathë porsi Zotni?
***********************************************
Çfarë na thonë këto vargje epike popullore shqiptare ?
Kuptimi dhe zberthimi i tyre i hollsishem :
Të gjithë Shqiptarët nëper miera vjeçarët e historisë së ekzistencës tonë si komb e si popull, i jemi falur një Zoti të vetëm, atij që ka qënë, është e do të mbetet krijuesi e inspiruesi i gjithsisë, mbrojtësi dhe drejtuesi i gjithçkaje në këte Uneivers. Ashtu, pra Perendia ka qënë fillimi i parë i çdo vepre, deri dhe i fillimit të përshkrimit të historive tona në kënge e vargje.
-Fjalet “ Fort po shndrit ai Diell e pak po nxe” : Kanë domethënien se e vërteta mbi komibn e popullin shqiptar ka shkëlqyer gjithmone e jetes në vetvehtën dhe vëndin e vet, si dielli, por shumë pak dhe pothuajse aspak nuk është rrespektuar nga vëndet fqinjë dhe aq me pak nga ato shtete e fuqi të tjera që njiheshin gjatë shekujve dhe që kishin filluar të bënin pazare me trojet e vëndeve të tjera, e sidomos me trojet e Shqiptarve.
“Rrapi i Jutbines” Nje peme gjigande qe rritet deri ne puthje me rete, qe jeton qindra vjet e qe nuk i shuhet fara kurre, eshte simboli krahasues me origjinali, qe ka gjetur krijuesi popullor per krahasimin e kombit shqiptar. Rrenjet e rrapeve shkojne aq thelle ne toke, gje qe tregon per vete rrenjet tona te lashta kombtare shqiptare. Bashkë me ahet që gati po thehen prej debores se madhe… ato janë kryeqëndrat e banuara në trojet veriore Ilire-Shqiptare, eshte vete simboli i kombit me kryeqendrat e veta, në një jetese bolleku e qetsie të cilën populli e tregon me ngarkesën e deborës nëpër ahe, si simbol i rifreskimit, i ringjalljes së jetës dhe pasurise…. Pra në fiset e familjet Shqiptare nuk kishte varfëri në ato kohra, por kishte një ftohtesi jete prej luftrave, të ftohta, acar, aq sa kishte ngrire jetën, krojet dhe lumenjte, çdo gjë të levizshme… Jetën e ngrijne, e ndalojne luftrat, shkatrrimet, barbarit e armiqve që vijnë si rrebeshe, sa dhe deri elementet e parë të jetës i ndalojnë…
Ato luftra kishin ngrire gjithe jeten në trojet veriore Shqiptare, pasi burrat kishin rrokur armët dhe kishin dalë përballë sulmuesve që u binin kufijve të Ilirise në veri, herë mbas here, e në ato luftra nuk ishte e lehte të dilnin as vetë fitimtarët pa viktima. Shumë gjatë vazhdonin ato luftra, sa që vashat Shqiptare të cilat mbanin mbi supe jo vetëm peshën e mbajtjes gjallë të jetesës në familje, furnizimin e burrave në luftë me ushqime e veshje, rritjen dhe edukimin patriotik, trimeror të fëmijëve, por edhe vetë, shpesh, kur armiku depërtonte deri afër vendbanimeve, ato përlesheshin fyt më fyt me barbarin… Ato gra Shqiptare të atyre kohrave e ndiqnin zhvillimin e luftrave dhe bënin llogarite aq sakt saqë në momentet më të rrezikshme kur ato parandjenin humbjen apo shuarjen e fiseve dhe krahinave të tana të cilat binin nën thember të armiqve, ato paralajmronin tërheqjen drejt thellesive të zemrës Ilire, siç ishin malet apo qytetet e Shqipërise veriore.
Në përpjekjet e tyre për ta shpëtuar gjallërimin e jetës në viset e trojet shqiptare, ato e krahasonin luftën me motin e keq, të eger, të ftohtë që shkatrron çdo gjë dhe deri bagëtite, nuk kanë me ujë as ushqim.
Mirpo kur diku larg në majet e bjeshkve shikonin burrat e tyre apo mashkujt e fisve Shqiptaret që po ktheheshin nga luftrat kundër armiqve me një gjysëm fitore, apo tërheqje, si disa gjahtarë që nuk kanë arritë ta kapin apo ta gjuajnë gjahun që kanë pasë si qellim…
Pra nuk kanë arritë ta debojnë armikun përgjithmonë, pasi ai kishte zënë vënd diku në cepat e kufinjve, ku vinte çdo dite duke e shty nga një gjurme, brenda territoreve Ilire-Shqipetare…
Betejat e Legjendave të Mujit dhe çetave të Jutbines lidhen gjithnjë me një lumë të madh, ku shpesh stuhite e luftrave i perplasin në brigjet jugore e veriore të atije lumi… Mirpo në legjenda na thuhet se Gjeto Basho Mujo, si perfaqsues i popullit shqiptar ne ato kenge epike e legjendare, i ka kullat në krahun jugor të atijë lumi…do me thene se kufinjte e shqiptarve fillonin aty...
Tani këtu ndalem dhe theksoj se:
Kufinjtë e hershëm të Ilirisë kane qënë në brigjet e Danubit, ku Lumi i Danubit ka qënë kufiri ndarës midis vëndeve të trojeve të fiseve Ilire sot Shqiptarët dhe vendeve të trojeve të fiseve të Dakve (Romunet e sotëm).
Gjeto Basho Mujo është simboli i popullit shqiptare në ato kohra, një figurë e krijuar qellimisht si çelsi që hap arkën e thesareve tona të historisë së vuajtjeve, të rezistencës, të heroizmave, të trimërive të mbarë popullit Shqiptarë e kryesisht në trevat veriore të kombit, prej nga ku, kanë ardhur luftrat dhe sulmet më të mëdha gjatë mijë vjeçarve të historisë tonë…
Gjeto Basho Muja, është një emër simbol i formuar nga fjalët e vjetra shqipe si një çels sekret i gjuhës popullore të atëhershme, për tu dhënë zemër trimave në luftim. Ato fjalë që na formojnë atë emër dhe figurë gati mitologjike janë :
« Gjete, gjeje, e gjete që ka marre formen Gjeto » dhe kanë kuptimin : Në se e gjen, apo, e gjete armikun, gjetje, kur gjen diçka të pazakontë… Ndërsa fjala tjeter që vjen pas asaje : « Basho, që rrjedhë nga fjala e vjeter (bashk), që përdoret shpesh në dialektin verior dhe letrar edhe sot në rastet kur flitet për diçka vendimtare si për shembull : Bashkë, bashkim, të bashkuem, të bashkuar, ose bash ashtu ështe, ose, bash të lumtë goja, bash deshta me i ra, e të tjerë shëmbuj… »
Kurse Fjala e fundit e atij emri që vjen si pjesa më e rëndësishme është Muja, fjalë e cila ka prejardhjen nga fjala e vjeter shqipe : « Muja, që do të thotë : Muja kundershtarit, atij që po të kërcnon, sulmon, godet, pra që po të prek në gjërat e tua jetsore, territoriale ose po të godet dhe fizikisht etj… » Fjalë e cila përdoret edhe sot me të njëjtin kuptim që nga sterlashtësitë në trevat veriore të kombit shqiptar, për shembull
: Ja mujti me të drejtë, mirë ja bani që ja mujti, apo mundesh, a ke mujtë, e të tjera fjale që në rrënjë të tyren kanë thelbin : « Muja ». Kur i marrim këto tri fjale shqipe të vjetra dhe i bashkojmë, na formojne tre emra njerzish qe na dalin, Gjeto Basho Muja, dhe na duket një individ sikur ka emrin e vet dhe të babes e të llagapit familjar. Por në vetvehte ajo është një thirrje në formën e një kurajo sekrete si një çels trimëror për ti dhënë zemër çdo shqiptari në luftra kundër armiqve. Një thirrje urdhërore e etërve, të cilët porosisin : E gjetet armikun në trojet tuaja, bashkohuni dhe mujani ! Emër që simbolizon masën luftëtare Shqiptare…
************************************************
« Mos janë nisë trimat për me çetue ?
E ata qafat, s’mundën me i kalue! »
Ka qitë Jera shoqeve edhe u ka thanë :
O nuk janë jo krushq e dasmorë,
Se ata, pare ranë në lumë ;
Të kjofshim falë more i madhi Zot,
Sa shpejt rëja diellin ma ka nxanë,
Shpejt ma ëndi një pelhurë të gjanë,
E i ka veshun majet rreth te tanë,
Sa te lumi trimat kur kanë ra,
Kaq përzije rëja e plajmi i ka,
Sa kurrnjani shoqin ma nuk e pa.
Janë ngri trimat t’ftohtit me mbarue;
Por n’breg të lumit, kulla e Mujit ka qëllue,
Ë tanë shokt Muji te shpia i ka marrë.
Kqyr çka bani Gjeto Basho Muja !
E ka vu një barrë dru t’vogël në zjerm,
Treqind vetë për një herë mu nxe,
Atëherë Mujo Bucelat ua ka afrue,
Dhe fuçiat mir ua ka avit;
Ishin bucelat plot me raki
E fuçiat mbushun plot me vënë.
Shpejte fryma burrave na u paska ardhë!
Edhe gjaku shpejt na u kënka nxe!
Është shumë i qartë momenti në vargjrt e më sipërme, kur luftëtarët Pellazgë- Ilirë, kohë mbas kohe të lodhur nga betejat, pasi e kanë debuar armikun përtej kufirit, përtej Danubit ose siç quhet në këto këngë kreshnike “Tunës” “Dunës”, që në gjuhet e vëndeve që i lag sot Danubi quhet : Donau, Danubi, Danubio etj. Pra që tregon shumë qartë se dhe vete emri i atijë lumi ndër më të vjetrit e Europës e ka marrë emrin nga fjalet e vjetra shqipe njërrokshe “Tun, tund, don, dua, etj…”. Pra në brigjet jugore të atijë lumi fiset Pellazge-Ilire-Shqiptare kishin shtepiat e tyre ku jetonin, dhe pas betejave ktheheshin, ku pushonin e pregatiteshin për luftra të reja kundër sulmeve armike… Treqind barrë dru, do të thotë se katundet apo qytetet Pellazge të atyre shekujve kanë qënë jo vetëm të banuara me një popullsi të madhe në numer, por edhe me kushte jetese shumë të mirë, ku çdo shtëpi ka “Vënë”(Verë) në fuçia për të pirë, bollek edhe në ato kohë luftarsh barbare. Numri treqind, në raste të përdorimit të vet ka kuptimin se çdo shtepi e qet nga një luftetar në çeta, por në çdo shtepi ka edhe nga 20 deri në 30 fryme të tjera, që po ti shumzojmë për treqind, numrin e çetave të krahinës apo të atyre trevave në veri të kombit, na del se popullsia e atyre vëndeve ka qënë mbi 1 milion banorë që në...
*********************************************
Kanë nis trimat, Mujin po e pëvetin:
Në votër tande na kemi qëllue,
Mos na kijë randë për ndoj fjalë!
Pash njat Zot Mujo që të ka dhanë,
Pse Hallilin ti nuk po e marton?
Janë martue krejt mocatakt e tijë,
Djelm e çika, Zoti, atyne, u ka falë,
Fmijtë e tyne sot janë rrit e po lodrojnë.
A tu dhimtën paret për me i dhanë?
A tu dhimtën darsmat me i ba?
Tut’na djalin dikush, po na e rrën;
Shpesh e shpesh po bjen n’Kotorre të reja,
Rob të gjallë djalin tash po na e nxanë.
Le Konakun, Mujo, se s’po ta fikun,
Por ma zi Fisin, Mujo, po na e korisin.
Në rastet ku luftrat kishin një farë pushimi, Krerët e mençurisë së atyre kohrave, por edhe luftëtarët shtronin për zgjidhje probleme delikate siç ishin martesat e djemve dhe të vajzave të popullit Pellazgjik-Ilir-Shqiptar, të cilat deri në ato kohra, para luftrave kishin ardhur si martesa të lira, sipas traditave antike të dashurive të ndërsjedhta, ku jo rradhe kishte pasë martesa edhe midis shqiptarësh me vajza apo djem të vëndeve kufitare të atyre kohrave. Mirpo me fillimin e luftrave barbare ku pushtues të ndryshem sulmonin territoret veriore në ato kohra, krerët e vendit sipas krahinave, vendosën që të flasin në diskutime të gjëra për ti ndaluar ato martesa, të cilat asimilonin jo vetëm individë, por ndryshonin thelbësisht ekzistencën e shqiptarve ku humbeshin zakonet, kultura, traditat, gjuha, territori të tëra, pasi sipas të drejtës së trashigimisë zakonore djali trashigonte pasurinë në toka e shpija, pa marrë parasysh se cilën ka marrë për grua dhe se femijët e ardhem a do të flasin gjuhën e të parve apo gjuhën e huaj prej nga kishin nënën…
Kërkoheshin pra forma e mënyra në ato diskutime që të ndikonin drejt për drejt për ti martuar djemt e vajzat shqiptare vetëm me shqiptarë, që të eleminohej rreziku i martesave me bijat apo bijtë e armikut pushtues edhe pse midis të rinjve lindëte pa pritmas dashurija…
Figura e Halilit, është një figurë e formuar si shembull i të riut të atyre kohrave, që shpesh bie në ndesh me kërkesat apo urdhrat e krerve. Vetë emri Halil, Halili, ka një rrjedhë nga formimi i emrit të vegles muzikore “Lila”qe me vone ka marre trajtën e rregullt “Lira”e cila edhe është modernizuar në formën e ndërtimit dhe të perdorimit të saj, një vegël e njohur që në kohrat më të vjetra, ku me të është kënduar në formën e melankolisë së ëndrrave apo deshirave të pa realizuara. Ku të rinjtë e atyre shekujve kur gjëndeshin para thyerjeve të tilla për zemrat e tyre, kur rrethi nuk i lejonte të lidheshin, të bashkonin zemrat, ata kërkonin në mënyrë thirrse “Lilën”, atë vegel muzikore shpesh bashkë me këngëtarin e saj dhe degjonin ato lloje këngësh për të mbytur mërzinë… Emri Halil rrjedhë nga fjalet “hajde lila”, dhe përfaqëson masën e madhe të rinisë së atyre kohrave dhe po thuajse të gjitha kohrave, pasi ato legjenda në formë epike janë kënduar në mënyrë të tillë filozofike, ku u përshtaten edhe kohrave të sotme…
Pra duhet të dimë se legjendat e Mujit e të Hallilit, janë krijuar e kënduar si burime frymzimi e rregulla edukimi trimëror e burrëror, që në mijvjeçarët e parë të krijimit të popujve e vëndeve në ballkan e më gjërë. Ashtu që nuk ekziston në asnjë bazë, pretendimi i disa studiuesve nacionaliste i vëndeve të ballkanit apo të tjera, të cilet kanë çfaqur idete e gabuara sikur Muja e Halili na qënkan emra të muslimanve. Pra argumenti dhe kuptimi i tyre e nxjerr se ata jane emra Shqiptar të formuar nga fjalët shqipe dhe ata emra kanë ekzistuar në gjuhën e legjendat Shqiptare shume mijvjeçarë më parë se sa të krijohet besimi i fesë islame.
Dhe shumë mijvjeçarë më parë se Osmani i parë të organizojë ushtrinë e tijë në Turkmenistan, atje nga e kane origjinën Turqit dhe të vijë me pushtime deri në Anadoll, ku për herë të parë, pas rreth 60 vjet luftrash, rreth vitit 1360 arritën të pushtojnë Kostandinopolin duke i çfarosur banoret Grekë, dhe ku me vonë krijuan perandorinë Osmane, sot Turqia…Perandori e cila i shtriu pushtimet e veta ë Ballkan ë fillimet e viteve 1400. Ndersa këngët epike legjendare që në themel kanë figurat e krijuara të Mujit e Halilit, janë të njohura që në thellsinë e mijvjeçarve të parë të historisë njerzore në ballkan. Halili përfaqson rininë e atyre kohrave, ku shpesh na çfaqet si luftëtarë trim si i vllaj, Muja, pra do me thënë, si pjesa e madhe e luftëtarve të cilët ishin në moshën burrërore. Por aq shpesh Halili na çfaqet me gabimet e vrudhet e rinisë, ku përplaset e bie shpesh në kurthet e armikut, ku me ndihmën e Mujit, pra të masës së pjekur burrërore e luftëtare shpëton…
*************************************************
Be’ m’Zotin, Muji, që u paska ba;
Faqe bardhë more shok ju kjoshi,
Sa mire burra, ju dertin po ma dijshi!
Nuk më janë dhimt paret për me i dhanun!
S’mjanë dhimt darsmat për me i bamun!
Ju të pa vllazën nuk më keni qëllue:
Kuj po i dhimet darsma për vlla të vet?
Ky nuk asht, or burra, cub flligshtinash,
Ju mire e njihni se asht dai’ trimninash.
E ky, në dashtë me më pru, marren te shpija,
Hej ktij Zoti hisen e diellit, ja shkimtë !
E në e pastë mëndjen, fisin me na koritë,
Gjueje, o rë, me kokërr rrufeje!
Nxirrma, toke, përjashta natën e vorrit!
Krerët e vëndit nuk i dëshirojnë martesat me të huaj, ata kembngulin që të mos lejohen për asnjë llojë arsyeje, ato martesa.
*********************************************
Atëher heq Halili e u ka thanë,
Be më Zotin djali u paska ba:
Kah kam vlla e kah kam motër,
Deksha para në u martofsha!
Se gjithë gratë e krahinës, ku janë,
Se gjithë vashat e Jutbinës, ku janë,
Bash si motra mue krejt po më dukën.
Dheu më mbuloftë, fatin vedit në mos ja gjetsha,
Po se mora unë Tanushën e Krajlit !
E unë Tanushën vetë e kam pa,
Kur kem pasë besë me krajli:
Gja ma të mirë s’sheh njeri nën këtë diell!
Vetulla e sajë drejt si fiskaja;
Shteku i ballit, si shteku i malit,
Kur merr hana me prëndue;
Syri i saj, si kokrra e qershisë;
E ka qerpikun, si krahi i dallandyshës;
Ftyra e saj, si kuqet molla n’degë;
Hunda e drejtë, si kalëmi i Tushës;
Goja e vogël, si lulja që shpërthen;
Dhambët e bardhë; si gurëzit e lumit,
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli;
Qafa e sajë, si qafa e pllumbit:
Shtati i saj, si shtat çetinet;
Misht e dorës, porsi rrëmi i shemshirit…
*********************************************
Mirpo të rinjtë kundërshtojnë me mënyrat e tyre ku krijojnë lidhje dashurie deri edhe me bijat e krerve të armikut, të nisur sa nga dashurija por edhe nga shperfillja që donin ti bënin armikut, apo pse jo, ndoshta edhe kohës e zakoneve. Mund të thuhet se rininë e asajë kohe e shikoj në shembullin e Halilit si një rini të zhdervjelltë, luftarake, që është e gatshme për një tolerancë e bashkjetesë qoftë edhe me armikun, duke e zbutur atë kur e bën mik, duke i ra në dashuri me të bijën, Tanushën, simboloin e rinisë së kundërshtarve të Shqiptarve në ato kohra, simbolin e bukurisë së femrave të pales së armikut. Bukuri e cila ishte e pa fajshme për luftrat që ndodhnin, ashtu siç ishte e gatshme që për hirë të dashurisë, të i kundërvihej çdo gjëje në rrethin ku jetonte…
*********************************
Atëherë djali, ma, s’ka mujtë me folë:
Me dorë gojën, Muji, ja ka ndalue,
E aq ma shum djali asht zëmrue:
Prapou, Mujë, se m’ka ardhë dita e dekës!
*********************************
Rënd me rënd, Mujo, na po flasim!
T’madhe briti ai plaku Basho Jana;
*********************************
S’e kam lanë, more shok, për mik, se nuk e gjeta.
S’e kam lanë, për veshje, se nuk mund bleva;
Veç s’kam dashtë vet me u martue!
*********************************
Pa ndigjo, more ti djalë!
-Ka folë plaku Basho Jana:
Ditë e madhe nesër ka qellue;
Tridhjet agë, kan me u bashkue;
Tridhjetë vasha ktu kann me i pru.
Njat ma të mirën vetë ti ke me zgjedhë,
Tridhjetë agë me hajr ty do ta bajmë!
Ketu bëhet fjalë për përpjekjet e krerve të vëndit për te marrë vëndime të forta për moslejimin e martesave me të huaj, ku në mënyrë të hapur hasin në kundërshtimet e të rinjve…
*****************************************************
S’po e len plakun, ma, djali me folë:
Zoti u vraftë , more agët e Jutbinës!
Po ku a ndije ndermjet tokës e qiellës,
Që e muer vllau motrën e vet?
Qe të tanë bijat e krahinës ku janë,
Te tana motra, mue, po me dukën.
Një be të madhe që e kam ba,
një be të madhe në emën të zotit,
Njatij t’Lumit që vran e kthiell,
Rëndon tokë e rëndon qiell,
Që ja martohem me gur e dhe,
Ja e kam marrë Tanushën e Krajlit.
E a ndigjuet, ju o agët e Jutbinës:
Mbetsha kuk(qyq), si nata e vorrit,
E në krahinë kurrë nuk martohem!
Por n’qafë m’paçi mori bjeshkët e nalta,
Kurrkund një shtek që nuk ma keni lanë,
Për me dalun deri n’at krajli!
E me ba një të vogel hjeksi,
Të mujsha detit deri ndër qafa me i pri,
Me ma dëjë krejt atë borë,
Sall, sa të dal me vu kunorë,
Aq fort gazin shokët, që ma kan vnue,
Ma kan ngjitë “taraku i Kotorrit”
E fryma e gjallë, s’u lanka peng për logut !
Sa shpejt nama bjeshket mi paska gjue !
*********************************************
Të rinjtë shqiptarë të atyre kohrave, sa herë që pushonin luftrat, depërtonin thellë në territoret e armikut, deri edhe në qytetet e tyre, të cilat në fjalët e legjendës thirrën “Kotorret e reja” (Qytetet e reja). Që do të thotë se janë qytete të sa po krijuara, pra të ardhacakve që kanë zënë vënd në territore të huaja të pushtuara prej tyre, si dhe në territoret Pellazge-Ilire-Shqiptare… Atje merrnin kontakt me femrat e atyre popujve, ku krijonin lidhjet e tyre të dashurisë… Për një paqe të shpejtë lutet Halili (Rinia), për të pasë mundësi për tu parë me vashat e bukura të një mbretrie tjetër, për tu dashuruar me to e për tu martuar, për të injoruar luftrat e për të shëmbur kufinjtë e ndarjes së njerzve, popujve e kulturave, për të zbutur armiqsitë me dashurinë e të rinjve…
***************************************************
Sa shpejt deti, djalin ka ndigjue !
E ka çue një erë të fortë,
Erë të fortë,e erë të nxehtë,
E ka lshue krejt rënë e zezë,
Bien orteqet nëpër gropa ;
Ushtojnë malet si prej motit.
Veç tri ditë e ma nuk ka zgjatë,
A shkri bora e ka ra në lumë:
Por tri javë e nuk zgjat ma shumë,
Çka e bani lumi atë borë të bardhë,
T’bardhët e bjeshkve, në detë e ka mbytë.
Lum për ty o i madhi Zot,
Ç’po kendojnë bylbylat n’mal!
Kan dalë fmija e po lodrojnë,
Shpejt me u pa me shoqi-shojnë,
Me pa thanat si lulojnë,
Me pa ahet si gjethojnë!
****************************************
Në këtë moment të legjendës kemi një pushim lufte të pa pritur, ku vendoset një paqe, ashtu siç ndryshon moti i lik, duke sjedhë një ngrohtësi pranvere… Këtu duket sikur ka një ndërhyrje, një garanci paqeje, qoftë ajo dhe provizore, ku dikush ka ndikuar tek krerët e mbretrisë armike. Ndoshta afrohet zhvillimi i ngjarjeve deri në rolin që luan individi, pra njeriu i vetëm i cili ka një lidhje shpirtrore me një tjeter njeri në palën kundërshtare… Ndoshta vërtet nje vajzë e mbretit, siç ka ndodhur shpesh në histori, duke qënë e dashuruar thellësisht me një djal të ri të palës tjetër, ka ndikuar tek i ati, mbreti, për të tërhequr ushtritë nga trojet e djalit të zemrës së vet, e për të vëndosur paqe…
*********************************************
Atëhere Halili, Mujit i ka thanë:
Qetash gjogun, Mujo ti me ma dhanë!
Aspak Muji, gjogun, dhanë nuk ja ka,
Gjogut t’vet në shpin djali i ka ra,
Edhe a nis Tanushën për me marrë.
Kur ka ba Muji me u dredhë,
Rrebt po i flet e motçmja nanë:
Po çka bane more bir, i ka thanë,
Po ti gjogun djalit pse me ja ndalë?
Rrezik djali, me ba me e pasë,
E n’krajli gja me ta gjetë,
Sa t’jesh gjallë, marak ty, ka me të metë!
Sa shpejt Muji kanka kthye,
Ndal Halil-o, -djalit i ka thanë;
Gjogun e vet Muji ja ka dhanë,
E mirë djalin ma ka msue:
Udha e mbarë, tash more vlla!
N’megje t’krajlave kur të bajsh me dal-;
Kurrkund gjogut, kryet mos ja ndal;
Gjogu të çon te Vuk-e Harambashi,
Probatin un Vukën e kam pasë,
Falmeshnet thuej Muji t’ka çue;
Për nji punë, sot vllaun me ma ndihmue,
Me m’ndihmue me grosh(lek) e me shpatë,
Me m’ndihmue Tanushën për me marrë!
Atëherë djali i ka kcye gjogut në shpinë;
T’mirë u pafshim! Mujit i ka thanë;
Ka marrë udhën Halili për krajli,
Vrap po e nget e tym po i qet,
Dy herë djalin kurrkush ma se ka pa.
*********************************************
Në rrahje të vazhdueshme të problemeve të kohës, shohim herë mbas here ndikimin e shpirtrave të butë të nanave shqiptare, vashave, të cilat janë kundër luftës, ku shpesh bashkohen me mendimin e dëshirat e rinisë, duke u kundërvënë luftëtarve, me qellim për të gjetur një zgjidhje paqsore nëpërmjet lidhjeve të rinjve të dashuruar, të miqsive të ndersjedhta, me nderhyrjen e miqsive të tjera të vjetra që kishin Shqiptarët në ata shekuj…. 
Share:

2 comments:

  1. Cilat jane personazhet qe marrin pjese

    ReplyDelete
  2. Kari im esht personazhi kryesor o bish.Ta fus llozin edhe ta caj farfallen ta bej 6.3.MOre vesh.

    ReplyDelete

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts